Mustafa: Zhvillimi ekonomik, prioritet i bashkëpunimit Kosovë-Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic.

Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, duke theksuar përkushtimin maksimal të Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, për integrime evropiane si dhe për fuqizimin e gjithanshëm të institucioneve demokratike dhe sundimin e rendit e ligjit.

Ai gjithashtu ka theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve duke veçuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e investimeve dhe të zhvillimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, transmeton Klan Kosova.

Ambasadorja Kapitanovic vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kroacisë për bashkëpunim dhe mbështetjen e Kosovës në proceset e ardhshme

Gjatë takimit u bisedua edhe për përkrahjen e Kroacisë në proceset integruese evropiane të Kosovës, me ç’rast kryeministri Mustafa tha se Kosova pret përkrahjen kroate në bartjen e përvojave për procesin e integrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button