Porosi e ngjitur, e prerë dhe e shtrembëruar

[Recension: OJQ-të e Sorosit më nuk e fshehin frikën nga humbja, kërkojnë shtyrje të zgjedhjeve (VIDEO)]

Në këtë tekst është bërë spin tipik politik, me ç’rast krejtësisht shtrembërohet porosia kyçe që më tepër se 70 organizata qytetare, platforma dhe iniciativa ia dërguan eurokomesarit Johanes Han, Delegacionit të BE-së dhe Ambasadës së SHBA-ve. Në fakt, aktivistët qytetarë nëpërmjet një letre të përbashkët kërkuan “shtyrje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare deri në momentin kur të plotësohen elementet thelbësore të Marrëveshjes së Pëzhinës dhe prioritetet urgjente të reformave që kanë të bëjnë me zgjedhjet”. Mirëpо, veprimin e këtillë të sektorit qytetar artikulli qëllimisht e interpreton si frikë nga humbja (zgjedhore)!

12607303_995029907235535_941441019_nLinku deri te artikulli origjinal: OJQ-të e Sorosit më nuk e fshehin frikën nga humbja, kërkojnë shtyrje të zgjedhjeve (VIDEO)

Data dhe koha e publikimit: 14.01.2015, 13:25

Data e recensionit: 19.01.2015

Recensuese: Simona Atanasova

ETIKETIM

Në fillim të tekstit thuhet:

“Organizatat joqeveritare të Sorosit duan vazhdim të krizës për shkak të humbjes së madhe i cili pritet për ta LSDM-në.”

Kundrejt këtij pohimi të paargumentuar, organizatat joqeveritare në letrën dërguar Hanit (dhe deri te autoritetet e tjera ndërkombëtare) shkruajtën:

“Qëndrimi ynë është se në këtë moment nuk janë plotësuar kushtet kryesore, e as që ka atmosferë të volitshme për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike parlamentare, të cilat do ta kthejnë besimin e qytetarëve se në Maqedoni ka mundësi të vendoset lirshëm dhe se vendimi i qytetarëve do të respektohet nga institucionet dhe të gjitha partitë politike.”

Mirëpo, pikërisht  kjo pjesë e rëndësishme e letrës që i është dërguar Hanit është “harruar” në pjesën përmbajtësore të artikullit që e recensojmë (edhe pse, gjendet në video-materialin në fund të tekstit).

Duke dashur që me çdo kusht të sulmohet sektori qytetar, në tekst bëhet edhe një konstatim i ngathtë:

“Më qesharake në këtë reagim me panik të SOROS-it, është ajo se bëhet fjalë për të ashtuquajtura organizata joqeveritare, të cilat nuk marrin pjesë në zgjedhje.”

Vetëm se, nuk është e qartë se cilat janë ato organizata joqeveritare që marrin pjesë në zgjedhje?!

Nga ana tjetër, a thua vallë vetëm ata që marrin pjesë drejtpërdrejt në zgjedhje (partitë) kanë të drejtë ta thonë mendimin e tyre për gjendjen në vend, duke e përfshirë edhe shprehjen e qëndrimit për atë se cilat janë kapacitetet e tij për të organizuar proces të rregullt dhe demokratik zgjedhor? Dhe në fund, a ka mundësi dikush në vend të ketë mendim ndryshe nga ai i partisë në pushtet, e të mos etiketohet si “sorosoid”?

Ky është shembull i përkryer për atë se si me prerje, ngjitje dhe me fshehjen e momenteve të rëndësishme mund të shtrembërohet porosia e vërtetë e një deklarate, në rastin konkret të letrës.

Përndryshe, ky tekst, i cili është shkruar që ta diskreditojë gjithë sektorin qytetar, është marrë nga një portal tjetër. Kjo është theksuar, mirëpo në fjalinë e fundit të artikullit dhe pa vënë link deri te materiali origjina, që poashtu, paraqet lëshim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button