Frçkovski: Zgjedhje më 5 qershor

Zgjedhjet do të mbahen më 5 qershor, kjo do të vërtetohet pasi që të vijë eurokomisari Johanes Han nga mesi i shkurtit. Kështu vlerëson profesori universitar Lubomir Frçkovski, raporton Portalb.

Ai thekson se me rëndësi është që të krijohen kushte për zgjedhje dhe jo data.

Ndryshe, Komisioni Evropian përkujtoi partitë politike se zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinos ka rëndësi të madhe për kthimin e Maqedonisë drejt rrugës euro- atlantike.

“E kemi parasysh dorëheqjen e ish kryeministrit dhe inkurajojmë qeverinë që të zbatohen jo vetëm marrëveshja politike, por edhe reformat tjera urgjente. E kemi parasysh vendimin e Parlamentit për shpërbërjen muajin e ardhshëm, me qëllim që të mbahen zgjedhjet sipas marrëveshjes politike më 24 prill, por gjithashtu përkujtojmë se mbajtja e zgjedhjeve kredibile përfshin zbatimin e reformave të patjetërsueshme. Presim të gjitha partitë politike dhe organet e shtetit të bashkëpunojnë në zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe menjëherë të sigurohet mbështetja e nevojshme e KSHZ-së, me qëllim që të organizohen zgjedhje kredibile” deklaroi Kocijançiq duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar nuk do të ketë dyshime që të shpreh shqetësimin e saj për përgatitjen e zgjedhjeve dhe sjelljen gjatë fushatës  parazgjedhore.

Kocijançiq tha se Brukseli vlerëson se ka hapësirë dhe kohë që të zbatohen reformat e nevojshme zgjedhore, me qëllim që të ketë zgjedhje korrekte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button