Parlamenti nuk i miraton buxhetin e vitit 2016 Janevës

Parlamenti nuk ia miraton buxhetin Katica Janevës për vitin 2016 edhe pse kanë kaluar njëzet ditë nga viti i ri. Sipas informacioneve nga Prokuroria Publike Speciale, plani i tyre financiar është miratuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria, por për rrethana akoma të pasqaruara, Parlamenti nuk e vendos në rend dite, njofton Alsat M.

Mos miratimi i mjeteve për këtë vit, do të thotë se Katica Janeva dhe kolegët e saj nuk kanë marr paga për muajin dhjetor dhe as që u janë paguar kontributet. Nga kjo nuk pësojnë vetëm prokurorët, por edhe puna.

“Nga informacionet që i kemi, Plani financiar për vitin 2016 i kësaj Prokurorie Publike Speciale ka kaluar në Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e RM-së, dhe nga ana e tyre është dorëzuar në Parlament më 05 janar.2016. Gjithashtu nga ana jonë është dorëzuar në Parlament plani financiar për vitin 2016”, deklaruan nga Prokuroria Publike Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button