Dubai, zjarri në hotel si pasojë e instalimit të parregullt elektrik

Zjarri i cili në natën e ndërrimit të viteve përfshiu një hotel luksoz në qendër të Dubait, me siguri është shkaktuar nga instalimi i parregullt elektrik, njoftoi policia, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e policisë në Dubai sot në konferencën për media shpalosën fotografi të bëra pas shpërthimit të zjarrit, në të cilat tregohen telat e palidhur mes të paktën dy apartamenteve në katin e 14-të dhe 15-të të ndërtesës së hotelit “The Adress Downtown Dubai”.

Në hotelin 63 katësh shpërtheu zjarri më 31 dhjetor, ndërsa qindra mijëra njerëz u mblodhën për të parë fishekzjarrin e madh të organizuar para rrokaqiellit Burj Khalifa, ndërtesa më e madhe në botë.

Hoteli pas zjarrit është shkatërruar, ndërsa të paktën 14 persona u plagosën më lehtë, për shkak të panikut dhe turmës që pasoi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button