Elizabeta Gjorgievska, gruaja e presidentit Pendarovski, pjesëmarrëse në EXPO 2020 në Dubai

Bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska po qëndron në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe me rastin e pjesëmarrjes në pavijonin e grave EXPO 2020 Dubai, në kuadër të të cilit sot do të flasë në panel-diskutimin “Vizione dhe udhëtime”, transmeton Portalb.mk.

Bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska sot do të marrë pjesë në panelin “Vizione dhe udhëtime” në kuadër të Pavijonit për gra EXPO 2020. Ajo do të flasë në nga ora 14:30 deri në orën 15:30, ku edhe mund të ndiqet në këtë link.

Gruaja e presidentit zhvilloi takim me Uhud Kalfan al-Rumi, ministrin shtetëror të Emirateve të Bashkuara Arabe për zhvillim dhe inovacionin qeveritar, i shoqëruar nga Huda al-Hashimi, drejtore e përgjithshme për Strategji dhe inovacione në kabinetin e Kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shamsa Saleh, sekretare e përgjithshme në Këshillin për barazisë gjinore të Emirateve të Bashkuara Arabe vizitoi Kullat e Emirateve. Gjorgievska vizitoi edhe muzetë Etihad dhe Al Shindaga në Dubai.

Në margjinat e pavijonit për gra EXPO 2020, Gjorgievska në Dubai do të takohet në edhe me Omar Sulltan Al Olama, ministër shtetëror për inteligjencë artificiale, si dhe Riim Al Hashimi, ministër për bashkëpunim ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe drejtore kryesore në Pavijonin për gratë EXPO 2020 Dubai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button