Janë dhënë 2.300 vërtetime të reja për njohjen e të drejtës për azil

Në 24 orët e fundit u janë dhënë gjithsej 2.300 vërtetime shtetasve të huaj, nga të cilët 953 janë të gjinisë mashkullore, 495 të gjinisë femërore dhe 852 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit. Siç njofton MPB­ja, sipas shtetësisë së personave, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 1.441, Afganistanit 495 dhe Irakut 364.

Për 20 ditët e fundit, madje, janë dhënë vërtetime për gjithsej 35.917 shtetas të huaj, nga të cilët 15.106 janë të gjinisë mashkullore, 7.726 të gjinisë femërore, 12.984 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 101 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Më të numërt janë shtetasit e Sirisë 17.922, Afganistanit 11.448 dhe Irakut 6.544. Deri te Sektori për azil nuk janë dorëzuar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit, në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës së njohjes së azilit, ndërsa nga janari e deri më tani janë dorëzuar pesë kërkesa të gjashtë minorenëve, prej të cilëve pesë nga Afganistani dhe një nga Siria.

Në IP Qendra për pranim për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit dje janë evidentuar gjithsej 10 kërkues të azilit, prej të cilëve shtatë burra, një grua dhe dy fëmijë në shoqëri të prindërit. Si shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, nëntë kërkues të azilit (një burr, një grua, tre minor në shoqëri të kujdestarit dhe katër fëmijë ka shoqërues të kujdestarit) janë dërguar në një vend tjetër për vendosje të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button