Moti sot në Maqedoni

Nesër pritet që të jetë mot i ftohtë dhe me nivel të ulët të mjegullave që kryesisht do të mbizotërojnë gjatë paradites. Gjatë ditës mjegullat do të pastrohen dhe moti të jetë më i kthjellët, ndërkaq temperaturat, megjithatë do të jenë të ulëta, njofton Portalb.

Temperaturat gjatë paradites së sotme pritet që të jenë mjaft të ulëta. Në pjesët më të larta malore do të sillen nga -12 deri më -15 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat në mbarë vendin do të arrijnë deri më -11 gradë celsius.

Gjatë ditës, gjithashtu do të mbizotërojnë temperaturat e ulëta, megjithatë për dallim nga dje, sot do të “dalin” mbi 0 gradë celsius. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 0 deri më 3 gradë celsius në pjesët më të larta malore, ndërkaq të njëjtat në mbarë vendin nuk do të kalojnë mbi 4 gradë celsius.

Shkupin e pret mot i ngjashëm, me temperatura të ulëta dhe nivel të ulët të mjegullave gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës temperaturat gjithashtu do të jenë të ulëta, megjithatë moti do të jetë më i kthjellët madje prutet që të ketë periudha të kohëpaskohshme të diellit.

Temperaturat në Shkup do të lëvizin nga -7 deri më -10 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë deri më 3 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button