Interi prek çerekfinalen e Kupës italiane (Video)
Inter është skuadra e tretë që është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi në udhëtim ka mposhtur Napolin 2:0.
Napoli e ka dominuar ndeshjen, por dy gola të Interit në pjesën e dytë kanë bërë që ata të kualifikohen tutje.
Golin e parë e shënoj Stevan Joveticit në minutën e 74’, ndërsa largimi i Martensit me karton të kuq, i ndihmoj mysafirëve që të shënojnë edhe golin e dytë me anë të Adem Ljajic në kohën shtesë.
Inter në gjysmëfinale do të pres Lazion ose Juventusin, ndeshje kjo që do të zhvillohet nesër mbrëma në Olimpico të Romës.