Ministri Tahiri, letër Corriere TV në Itali dhe britanikes Daily Mirror: Në Shqipëri ka myslimanë dhe jo terroristë

Kreu i Rendit në Shqipëri, Saimir Tahiri, u ka shkruar dy mediave që së fundi përcollën reportazhe duke thënë se në Shqipëri ka baza terrori, apo se me drogën e Lazaratit mbahet ISIS-i. Këto ishin Corriere TV në Itali dhe e njohura  Daily Mirror në Britani.

“Jam i bindur që nuk jam i vetmi shqiptar që ndihet keq nga të pavërtetat që u pasqyruan, siç besoj se çdo italian apo qytetar i çdo vendi të botës që ka pasur mundësinë të njohë sadopak Shqipërinë, është ndier keq nga pasqyrimi thelbësisht i shtrembëruar i realitetit shqiptar në reportazhin tuaj”, shkruan ministri.

Më tej Tahiri thekson se fitorja më e madhe e terroristëve është krijimi i hijes së armikut edhe aty ku duhet të ketë besim, duke shkatërruar kështu mundësinë që qytetarët dhe shoqëritë tona të ndërtojnë solidaritetin e domosdoshëm të vlerave që duhet t’i kundërvihet të keqes së përbashkët.

“Në këtë rast, të pavërtetat e raportuara prej jush për Shqipërinë, duke shpikur shkolla për militantët e ISIS apo mbi 1000 rekrutë të paguar e të gatshëm për luftë, janë një tullë më shumë në murin e mosbesimit që na bën gjithmonë e më të paaftë për të fituar kohën që kemi humbur duke parë si kërcënim njëri-tjetrin, e kësisoj, të paaftë për të fituar kundër kërcënimit terrorist”, nënvizon ministri i Punëve të Brendshme.

Ai shton ne lëtrën e tij se Shqipëria ka një popullsi me shumicë muslimane, por është verbëri të mjaftohesh me kaq për të imagjinuar rrezik terrorizmi në vendin tonë.

 “Ndaj, i nderuar, më lejoni t’ju siguroj se shqiptarët krenohen me vlerat e çmuara të tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, një shembull unik që veç krenarisë, ka rrënjosur tek çdo qytetar shqiptar vullnetin për të mos pranuar frikën dhe kërcënimin e terrorit, por kurajon e forcën për të ndërtuar bashkëpunimin me çdo shoqëri të lirë që luftën kundër terrorizmit e fiton më së pari me vlera e besim, pastaj me armë”, shkruan Tahiri, transmeton tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. E shkruar ne menyr te perkryer z. Tahiri. Jam I kenaqur qe shum kritika te nxitjes se urretjes per qellimet personale te tyre nga perendimoret I paskeni kuptuar 100%. Keni plotesisht te drejt. Suksese. E ardhmja qofte me ju…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button