Erdogan bisedë telefonike me homologun amerikan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së tij në Antalja të Turqisë zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Barack Obama, raporton Anadolu Agency (AA).

Sisas informacioneve nga burimet e Presidencës së Turqisë, bëhet e ditur se presidenti Obama pasi i ka telefonuar homologut turk Erdoğan ka dënuar sulmet e ndodhura në Stamboll dhe Diyarbakir si dhe ka përcjellë ngushëllimet për të gjithë Turqinë.

Ndërsa presidenti Erdoğan për solidarizmin dhe ngushëllimet e treguara për shkak të sulmeve terroriste i ka shprehur falenderimet e tij presidentit Obama.

Ndër të tjera mësohet se dy liderët kanë vënë në dukje vendosmërinë për të vazhduar bashkëpunimin kundër çdo lloji të terrorizmit kryesisht atë kundër DAESH-it dhe PKK-së.

Gjithashtu theksohet se gjatë bisedës është cekur se në vizitën që Zv.Presidenti amerikan, Joe Biden do të kryejë ditën e shtunë në Turqi do të diskutohen në detaje çështje të ndryshme duke përfshirë edhe atë të luftës kundër terrorizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button