Veshje e shtrenjtë – tekst i lirë

[Recension: Rada dhe Prada nuk ndahen – karrieristja nga Përzhinoja përsëri me veshje luksoze!]

Teksti është përgatitur për të kritikuar dhe ka qëllim të vetëm ta diskreditojë zëvendës-kryetaren e LSDM-së. Që në nëntitullin e kësaj përmbajtjeje mediatike paralajmërohet se ajo ka për qëllim të etiketojë dhe të njollosë. Kjo shihet nga mënyra se si prezantohet biografia e punës së Radmilla Shekerinskës.

Рада и Прада не се делат кариеристиката од Пржино повторно се луксузира ВечерLinku deri te artikulli origjinal: Rada dhe Prada nuk ndahen – karrieristja nga Përzhinoja përsëri me veshje luksoze!

Data dhe koha e publikimit: 17.01.2016 – 21:20

Data e recensionit: 18.01.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

TË SHKATËRROHET AUTORITETI I SHEKERINSKËS!

Duke e përdorur termin “karrieriste”, artikulli e paraqet Shekerinskën si “gjuetare të pozitave dhe të pasurisë”, që ka për qëllim kryesor shpenzimin e parave, jo vetëm të popullit, por edhe të bashkëshortit të saj!

Dikush ndërton karrierë në bankë, dikush në universitet, dikush në parti, dikush në Sellarcë të Epërme, dikush tjetër në Bruksel, ndonjë i tretë në Përzhinë. Pikërisht ashtu, Radmilla Shekerinska, zëvendës-kryetarja e LSDM-së, e cila karrierën e saj e ndërtoi nëpër ambasada, në kurriz të LSDM-së, të qytetarëve dhe të kuletës së Bobos, është – karrieristja e Përzhinës.

Теksti e thekson se njeriu i dytë i opozitës ka shije “të shtrenjtë” për veshje, duke thënë se teshat që i vesh, gjoja se janë nga brende të njohura. Mirëpo, nuk ofron asnjë dëshmi të fortë për të na bindur se ështqësë ashtu. Shumat e pretenduara të veshjeve përpiqet t’i arsyetojë me fotografi nga interneti nga produkte të brendeve të njohura, të cila nuk janë identike me ato që i vesh politikanja. Në një pjesë të materialit thuhet se nuk janë të sigurtë se për çantë të cilit brend bëhet fjalë:

Çanta e saj është e brendit Prada (së paku kështu thotë Google, edhe pse hoqëm të zitë e ullirit që të konstatojmë se a është Prada apo Hermes So Kelly).

Shkruarja për lukset e përfaqësuesve të popullit është temë legjitime, nëse me të zbulohet ndonjë korrupsion ose keqpërdorim i funksionit. Poashtu, në rastin konkret nuk theksohet se Shekerinska nuk është deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ajo pas zgjedhjeve të vitit 2014, mori apanazhë, e cila i përfundoi gjatë verës së vitit të kaluar. Mospërmendja e kësaj informate krijon përshtypje se ajo akoma merr rrogë nga populli. Mirëpo, ky tekst jashtëzakonisht tendencioz nuk e ka ndërmend të merret me të vërtetën, por është fokusuar që ta shkatërrojë autoritetin e Shekerinskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button