Juncker: BE e kërcënuar, sot rrezikohet Shengeni, nesër euro

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka dhënë alarmin se BE është e kërcënuar.

“BE është e kërcënuar, nuk po i kushtohet rëndësi. Sot rrezikohet Shengeni, nesër rrezikohet euro”, ka thënë Juncker.

Deklarata e Presidentit të Komisionit Evropian u bë duke folur në seancë plenare në Strasburg për çështjet e emigracionit.

Junker ka ribërë edhe njëherë thirrje që shtetet e Evropës të mos pezullojnë regjimin pa viza, Schengen.

Sipas tij, kriza e emigrantëve nuk duhet t’i ndërlikojë marrëdhëniet midis vendeve të BE-së por përkundrazi, ajo duhet parë si një sfidë e përbashkët dhe si një problem që nuk mund të zgjidhet brenda natës.

Për presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk janë 2 muaj kohë për të shpëtuar lëvizjen pa viza.

’60 ditë për të rimarrë nën kontroll situatën e emigracionit. Mbledhja e marsit do të jetë Shansi i fundit për të parë nëse strategjia jonë funksionon. Përndryshe do të na duhet të përb allemi me një krizë si ajo e rrëzimit të Shengenit”.

Gjatë seancës plenare ku u vlerësua performanca e presidencës së Luksemburgut për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2015, Juncker listoi një sërë arritjesh, duke përmendur mes tyre, firmosjen e planit të veprimit me Turqinë, përmirësimi i bashkëpunimit midis vendeve ballkanike, ngritjen e kampeve të përkohshme të qëndrimit, etj.

Megjithatë, ai nuk nguroi që t’i kritikonte shtetet anëtare sa i përket kontributit të dobët në implementimin e marrëveshjes për rishpërndarjen e 160.000 azil kërkuesve.

Ndërkohë, për të njëjtën temë ka folur edhe Ministri gjerman i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier, i cili deklaroi se edhe në rast se shtetet e BE-së do të mbyllin kufijtë, kriza e refugjatëve nuk do të marrë fund.

Ai deklaroi se masat për zgjidhjen e ngërçit duhet të merren pikërisht në Siri, aty ku edhe ka nisur ikja masive e azil-kërkuesve. Sipas tij, gjë ja më e rëndësishme është që të gjendet një mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit.

Megjithatë, duket se qeveria gjermane është e përçarë sa i përket qëndrimeve në lidhje me krizën e emigrantëve. Kancelarja, Angela Merkel ka hasur në kundërshtinë e ministrit të transporteve, Alexander Dobrint, i cili është shprehur se Gjermania nuk mundet më që të tregojë një fytyrë miqsore ndaj emigrantëve. Sipas tij, qeveria duhet të përgatitet që të mbyllë kufinjtë për emigrantët.

Pak ditë më parë Austria pezulloi përkohësisht rregullat e Shengenit, duke shtuar kontrollet në pikat kufitare dhe kjo për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve.

Ndërkohë dhe Sllovencia dhe Kroacia mund të imponojë më shumë kontrollet e kufijve pas Austrisë me qëllim ndalimin e fluksit të emigrantëve.

Kryeministri slloven, Miro Cerar tha dje në Lubjanë se duhet një zgjidhje në nivel evropian për të siguruar kufijtë e jas htëm dhe të ndihmojë shtetet e Ballkanit Perëndimor

“Nëse Gjermania dhe Austria do të ndërmarrë masa strikte të kontrollit dhe sigurisht ne do të vendosim masa strikte në kufijtë tanë në jug të vendit” tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button