Rrëfehet anglezja: Dashurova shqiptarin, ai më ktheu në prostitutë

Një grua britanike ka treguar se si është shitur si skllave seksi në Greqi dhe është detyruar që të punojë si prostitutë, kur kishte shkuar me nënën e saj në këtë vend kur ishte 14-vjeçare, transmeton Mapo.al.

Megan Stephens, kryente marrëdhënie seksuale me përafërsisht 50 meshkuj në ditë, kurse njëherë ishte detyruar që të bënte seks me 110 meshkuj në vetëm 22 orë.

Megan shprehet se, problemet e saj kanë filluar shumë më herët se sa udhëtimi në Greqi, që e bëri me nënën e saj.

Prindërit e saj janë divorcuar kur ishte 4-vjeçare dhe të dy kishin probleme me pijen. Ajo shprehet se, nëna e saj ishte një prind shumë i mirë kur nuk pinte.

Kur Megan ishte 14 vjeçe kishte shkuar në pushime dhe aty në një kafene kishte takuar një burrë shqiptar të quajtur Jak. Ajo pranon se, ishte e dëshpëruar që të ndihej e dashuruar.

Nëna e Megan e kishte lejuar atë që të shkonte me 22-vjeçarin shqiptar.

Kur ditët kaluan, Jaku i kishte thënë Megan se sa shumë e dashuronte. Gjithashtu i kishte thënë se, nëna e tij vuante nga kanceri dhe ai nuk kishte mundësi që t’i paguante faturat.

Më vonë, ai e kishte marr të jetonte në apartamentin e tij në Athinë dhe i kishte propozuar Megan që të pranonte një punë në një bordello si kërcimtare.

“E urreja çdo minutë të vallëzimit në atë lokal”. Kur pushimet përfunduan, Megan e luti nënën e saj që të qëndronte me “dashurinë e jetës së saj”.

Pas dy javësh, ai e dërgoi Megan në një lokal dhe e prezantoi me një njeri të quajtur, Leo, dhe i tha asaj: “Ky është shefi juaj i ri”. Kjo është historia rrënqethëse e 26-vjeçares britanike e cila arriti që të ikë nga Greqia.

Megan, e ka mbajtur të fshehtë vendodhjen e saj, sepse ka frikë se trafikantët do e gjejnë dhe do ia lëndojnë familjen e saj. Që prej vitit 2009 ajo ishte blerë dhe shitur nga shumë trafikantë dhe është detyruar që të punojë në rrugë e në bordello, mirëpo arriti që të ikë vetëm gjashtë vite më pas.

Megan është shprehur se e ka gjetur guximin që të flasë për eksperiencën e saj, pasi është shtatzënë me partnerin e saj. “Fillova që t’i them vetes që sa budallaqe jam. Nëse do kthehesha prapa e të pyesja vetën se çfarë do bëjë, do e detyroja vetën që të ikja e të vrapoja e ta ndaloja atë se çfarë ka ndodhur”.

“Por gjatë terapisë e kam zbuluar se u ndjeva shumë e plogësht brenda dhe përjetova thyerje mentale”. “Mirëpo duke i marr parasysh rrethanat e di që nuk mund të bëja asgjë ndryshe”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button