Besimtarët ortodoks sot e festojnë “Ujin e Bekuar”

Besimtarët ortodoks sot e festojnë festën e madhe krishtere – Uji i Bekuar. Është e njohur se Uji i Bekuar festohej në shekullin e dytë nga epoka e re.

Festimi është i lidhur me bekimin e Jezu Krishtit nga Shën Gjoni, i cili prej atëherë quhet Pagëzor, ndërsa kapja e kryqit do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin.

Kryetari i Kishës ortodokse maqedonase z.z. Stefani sot në mesditë nga Ura “Liria” do t’i shenjtërojë ujërat e Vardarit dhe do ta hedhë kryqin, të cilin do të tentojnë ta kapin besimtarët.

Sipas besimit ortodoks, ai që do ta kapë kryqin, tërë vitin do ta ndjek fati, shëndeti dhe mirëqenia.

Kryqi pritet të hidhen edhe në vendbanime tjera në shtet, ndërsa më masovikisht pritet të jetë në Ohër.

Uji i bekuar – 19 janar, në pajtim me Ligjin për festa të Republikës së Maqedonisë, është ditë jopune për besimtarët ortodoksë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button