Shkup, qentë endacakë paraqesin shqetësim

Prania e madhe e qenve endacakë shqetëson qytetarët e Shkupit. Ata janë të rrezikuar nga kafshimi, prej nga, si pasojë mund të bartet edhe ndonjë sëmundje, pasi që një pjesë e tyre nuk është e vaksinuar. Qytetarët janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre, e veçanërisht gjatë natës kur këta qenë sulmojnë njerëzit, njofton TV21.

“Një rast ndodhi para disa ditëve, në parkun, qentë e sulmuan një plak. Nuk mundej të shpëtojë. Kurse qentë shëtisin, dikush nëse tenton t’i heq mund edhe të dënohet. Të gjithë themi se duhet t’i ruajmë, por askush nuk kujdeset për to, e si të jetojnë ata?”

Radmilla Pesheva, nga organizata joqeveritare “Anima Mundi” thotë se të gjithë qentë endacakë duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike që të dihet numri i tyre i saktë. Sipas saj, me qentë bëhet ekonomi e zezë dhe se një numër i madh i tyre vriten.

“Metoda e sterilizimit dhe kastrimit masovik, përgjegjësia më e madhe e qytetarëve , regjistrim i qenve; nëse nuk bëhen këto asnjëherë nuk do të kemi rezultat dhe do të sillemi në rreth. Institucionet i kanë fajet pasi që ato e thyejnë ligjin për të drejtat e kafshëve. Ata i marrin, i kastrojnë pastaj i kthejnë prapë në rrugë. Duhet të jenë të regjistruar në mënyrë elektronike se sa qenë endacak ka dhe sa prej tyre vdesin”, tha Pesheva.

Përgjegjësia e strehimit të qenve endacakë në qytetin e Shkupit  është strehimorja “Vardarishte” që është nën kompetencat e Higjienës komunale. Prej aty, askush nuk ishte në gjendje të prononcohet në lidhje me këtë çështje. Nga ana tjetër, numri joformal i qenve endacak, sipas organizatave joqeveritare, vetëm në qytetin e Shkupit është mbi 3 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button