Bastardimi i shqipes, tabelat në komunën e Likovës ende të pandryshuara

Një muaj pas alarmimit në Televizionin Alsat M, për bastardimin e gjuhës shqipe në gati se të gjitha tabelat treguese në hyrje dhe dalje të fshatrave të Komunës së Likovës, sot e asaj dite nuk ka ndonjë ndërhyrje për përmirësim të tyre. Në sektorin për urbanizëm pranë komunës së Likovës thonë se për tabelat kompetent është Agjencia e rrugëve të Maqedonisë.

“Kompetente për këtë është “Agjencioni i rrugëve të Maqedonisë” në nivel shtetërorë, ku ne si komunë nuk mund të bëjmë ndërrimin e as vendosjen e atyre tabelave, ne kemi bërë presion disa here në disa forma mirëpo si duket punët po shkojnë shumë ngadalë, zakonisht komunikimi me ta është shumë i ngadalshëm”, tha Dije Arifi , Sektori për Urbanizëm – Komuna e Likovës.

Gjatë qëndrimit në Komunën e Likovës, kamera e Alsat regjistroi një tentim përmirësimi të gabimeve drejtshkrimore të toponimeve nga siç thotë zonja Arifi , vetë Agjencia e rrugëve të Maqedonisë . Mirëpo duke dashur të përmirësojë gabimet, janë bërë gabime edhe më skandaloze, siç është rasti me emrat e fshtrave Sllupçan, Orizare dhe Allashec të cilave në tabela u është shtuar gabimisht shkronja “ë”.

Gjithsesi Agjencia e rrugëve të Maqedonisë urgjentisht duhet të intervenojë në mënjanimin e të gjitha gabimeve ose të sjell tabela të reja pa gabime, pasi që e palejueshme është një tallje e këtillë me drejtshkrimin shqip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button