Davitkovski: Me ndërtimin e projekteve megalomane fshihet historia e Maqedonisë

Rrënimi i përmendores së fundit të shkupjanëve të pushkatuar është shembulli i fundit për sjellje të pandërgjegjshme ndaj historisë dhe kulturës maqedonase, vlerëson Darko Davitkovski, anëtarë i Këshillit Drejtues të LSDM-së.

„Këtë përmendore më nuk e kemi në Urën e Gurit, aty ku më 13 nëntor 1944 fashistët gjerman pushkatuan 9 qytetarë të Maqedonisë, kalimtar të rastit. Ajo u rrëzua gjatë punimeve ndërtimore për objektin e ri rreth sheshit Filipi i Dytë”, shtoi Davitkovski.

Ai thotë se, tani nuk ka ndonjë vend ku mund të vendosen lule në përkujtim të këtyre dëshmorëve.

Davitkovski pyeti se kujt i pengon slogani për të cilin kanë luftuar paraardhësit tanë në Luftën e Dytë Botërore “Vdekje Fashizmit, liri popullit”, dhe kujt i ka penguar kjo përmendore.

Ai akuzoi VMRO-DPMNE-në për fshirje të historisë maqedonase nëpërmjet “ projekteve megalomane me qëllim që të krijohet një identitet i ri i popullit maqedonas”.

Lajme të ngjashme

Back to top button