Përse femrat i duan meshkujt me mjekër dhe me mustaqe

Edhe pse shpesh me ironi flasim për bandillët që kanë mustaqe, për këtë detaj mashkullor por të plotësuar edhe me mjekër është folur shumë dhe ka pasur ndikim të fuqishëm tek femrat. Po ju paraqesim disa fakte për mjekrën dhe mustaqet e meshkujve dhe efektin e tyre tek gjinia e bukur.

Ndikimi i meshkujve mjekroshë
Dikur mashkulli me mjekër ka qenë simbol i mençurisë. Shkencëtarët konstatojnë se ky fakt është aktual edhe sot e kësaj dite. Në të vërtetë, një hulumtim ka treguar se si femrat kur kanë situata krize më shumë kanë besim te meshkujt me mjekra dhe me mustaqe. Shkencëtarët këtë fenomen e lidhim me mençurinë dhe pjekurinë që i simbolizojnë qimet në fytyrë.

Mjekra treditore
Hulumtimi ka treguar se si femrat sot “ndizen” nga mjekra treditore siç ka dëshirë të bartë George Clooney, për të cilën konsiderojnë se është seksi. Në një citat anonim thuhet: “Të puthësh një mashkull me mjekër është si të shkosh në piknik. Nuk më paraqet problem të “lëmoj” qimet e dendura për të arritur te qëllimi kryesor”.

Femrat i duan meshkujt e pjekur
Botimi i katër fotografive të të njëjtit mashkull në faza të ndryshme të lëshimit të mjekrës, madje nga mjekra e rruar e deri te ajo e vërteta, mjekra e dendur, ka dhënë rezultate shumë interesante. Në të vërtetë, për më shumë se gjysmën e femrave fotografia më e pëlqyer ka qenë ajo me mjekër prej vetëm dhjetë ditësh. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button