Messi mungon në Kupën e Mbretit

Listës së lojtarëve të dëmtuar të Barcelonës, i është shtuar edhe ylli kryesor i skuadrës, Lionel Messi. Siç raporton e përditshmja spanjolle “Sport”, argjentinasi do të humbasë sfidën e parë të duelit çerekfinal ndaj Athletic Bilbaos në “San Mames”.

“Messi nuk është i dëmtuar, por ka disa shqetësime muskulore në këmbën e djathtë, ndaj dhe nuk duam të rrezikojmë më shumë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi blaugranas.

Argjentinasi u zëvendësua në pushimin mes dy pjesëve nga Arda Turan, në duelin e fundit të kampionatit spanjoll ndaj Athletic Bilbaos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button