Komuna Qendër këput shpresat, përmendoret shqiptare jo edhe këtë vit

Përmendoret shqiptare të parapara të vendosen në qendër në kuadër të projektit kontraverz ‘Shkupi 2014’ nuk do ti shohim as këtë vit.


Kështu të paktën për Portalb thonë nga Komuna Qendër.

Nga sektori për marrëdhënie me opinion i Komunës, duke mos dashur të precizojnë me afat u përgjigjen në mënyrë shumë decide.

‘Përmendoret e përmendura për të cilat kërkoni  përgjigje, nuk do të vendosen deri në fund të këtij viti’ tha Lidija Nedelkovska, udhëheqëse në sektorin e marrëdhënieve me publikun pranë Komunës Qendër.

Nga Qeveria mbeten me qëndrimin e njëjtë.

Vendosja e tre përmendoreve të figurave shqiptare është projekt i Komunës Qendër. Procedurat janë në kuadër të Komunës Qendër, informacionet që i kemi janë se janë në fazë përfundimtare, ndërsa për afat të pyesni Komunën Qendër, sepse ata e realizojnë projektin.

Siç është paralajmëruar tre vite më parë, në sheshin e Shkupit duhet të vendosen përmendorja e Pjetër Bogdanit, Nexhati Agolllit dhe Josif Bagerit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button