Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë vendin e Maqedonisë pritet që të jetë kryesisht me mjegulla, pa kushte për reshje. Niveli mjegullave, ndjeshëm do të bie në pjesën perëndimore të vendit, ndërkaq në pjesën lindore mjegullat do të qëndrojnë deri në mbrëmje. Për dallim pjesa perëndimore e Maqedonisë do të ketë mot pak më të ngrohët, njofton Portalb.

Do të fryjë erë e lehtë veriore, ndërkaq pritet e njëjta të përforcohet më së shumti në pjesën veriperëndimore të vendit. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -5 deri më -9 gradë celsius në mbarë vendin, ndërkaq ne pjesët më të larta malore nga -10 deri më -13 gradë celsius.

Temperaturat ditore gjithashtu do të jenë mjaft të ftohta, kur pritet që të lëvizin nga -4 deri më -1 gradë celsius, ndërkaq në vendet më të larta nga -5 deri më -8 gradë celsius.

Në Shkup pritet mot i ftohtë dhe me mjegulla. Niveli i mjegullave pritet që të ulet gjatë ditës. Temperatura minimale do të shënohet në mëngjes edhe atë -6 gradë celsius, ndërkaq temperatura ditore nuk do të kalojë mbi -2 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button