BDI-ja, riorganizon degët në Dibër, në garë shumë kandidat

Komisioni i riorganizimit të degës së BDI-s?, n? Dibër,  këto ditë ka pasur takime të shumta dhe diskutime rreth ristrukturimit të dëgës.

Sipas informative të marra nga anëtari i  Këshillit të degës së BDI-së , dega Dibër, Ylli Mirzo, deri m? tani ?sht? b?r? riorganizimi i strukturave partiake nga këshillat vendor.

Sipas tij, do të ketë riorganizim n? nivel të lagjeve, riorganizim të  nëndegëve  dhe n? fund  do të formohen edhe degët e katër rajoneve të qytetit Dibër, kuptohet me anëtar t? ri partiak.
“Nga gjithë riorganizimet e këtilla ne si degë e Dibrës,  më pas do të formojmë kuvendin e degës  ku do të zgjedhim kryesinë e re të degës së BDI-së si dhe kryetarin e degës s? BDI-së n? Dibër , tha Mirzo.

Deri më tani punojmë intensivisht, sepse e kemi obligim partiak, ndërkaq  ne  si anëtar jemi t? përzgjedhur nga ana e kryetarit t? BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi  për Portalb, Ylli Mirzo.
Kush do jetë kryetari i degës së BDI-së këtë do ta mësojmë  me kalimin e kohës , edhe pse ka shumë spekulime dhe  emra të shumtë nga anëtarë të ndryshëm të degës së BDI-së të cilët nuk janë bërë ende zyrtare dhe publike për opinionin e gjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button