Një i mitur është rrahur në qendër të Shkupit
Edhe një i mitur në Shkup, mbrëmë është sulmuar në mes të rrugës në qendrën e qytetit, njofton MPB.
14 vjeçari është rrahur rreth orës 17:30 në rrugën Filipi i Dytë Maqedonas, në qendër të qytetit, nga disa persona të panjohur.
Djali ka përfunduar me disa lëndime në fytyrë dhe trup.
Dhunën e ushtruar ndaj të miturit e ka paraqitur babai i tij G.A 39 vjeç.
Policia po kërkon personat që ushtruan dhunë ndaj të miturit.