Opozita parashtroi 684 amendamente për Propozim-buxhetin për vitin 2014

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet prej nesër do të fillojë me shqyrtimin e Propozim-buxhetit për vitin 2014 dhe 684 amendamentet e parashtruara nga paritë opozitare. Afati për parashtrimin e amendamenteve përfundoi dje.

Më shumë amendamente për buxhetin për vitin e ardhshëm kanë parashtruar LSDM- 316, RDK-178, PDSH 150, PAE-33 dhe PRSD- shtatë.

Pritet që kryetari i Komisionit për financim dhe buxhet Marijanço Nikollov, sipas paralajmërimeve, të mbajë koordinim gjatë debatit për amendamentet. Koordinatorja  e VMRO-DPMNE dje shprehu pritjet se nuk do të përsëritet skenari i vitit të kaluar për miratimin e buxhetit dhe se ai do të miratohet në kohë.

Sipas Qeverisë buxheti i parashtruat për vitin e ardhshëm është ndarë dhe parashikon rritje të investimeve të kapitalit për 20 për qind. Buxheti në vitin e ardhshëm  do të arrijë 176,5 miliardë denarë. Të ardhurat janë planifikuar  në 158 miliardë e 200 milionë, ndërsa deficit buxhetor 3,5 për qind dhe do të financohet nga burimet vendore dhe të huaja.

Lajme të ngjashme

Back to top button