Studim: Njerëzit në Arktik kanë jetuar para 45 mijë viteve

Eksperti në hulumtimin e mamuthëve nga Universiteti Michigan, Daniel Fisher, pohon se mbetjet e eshtrave të gjetura të mamuthëve tregojnë se njerëzit kanë qëndruar në Arktik para më shumë se 45 mijë viteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pjesën veriore të Rusisë, sipas pohimeve të Fisherit janë zbuluar eshtra të mamuthëve në të cilat shihen gjurmë të gjymtimit dhe dëmtimeve me thikë.

Mamuthat, siç pohon eksperti, me siguri janë torturuar nga njerëzit që dëshmon praninë e tyre në Arktik para 45.000 viteve. Në këtë mënyrë prania e tyre nga teoria e fundit zgjerohet për së paku 5.000 vite.

Përveç kësaj, dhëmbët e dëmtuara të mëdha të mamuthëve tregojnë se njerëzit i kanë përdorur për bërjen e mjeteve. Eshtrat e mamuthëve i ka gjetur një i mitur rus Jevgenij Solinder në gusht të vitit 2011 rreth 2000 kilometra në jug të Polit Verior.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button