Abbas thirrje për mbajtjen e “konferencës ndërkombëtare të paqes”

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, për t’i dhënë fund situatës së bllokimit të procesit politik me Izraelin, ka bërë thirrje që të mbahet një “konferencë ndërkombëtare e paqes”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA mësohet se Abbas ka pritur në zyrën e tij në Ramallah ministren e Jashtme të Indisë, Sushma Svara. Në lajm thuhet ndër të tjera se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit të përjetuara në territoret palestineze. Gjithashtu vihet në dukje se Abbas ka theksuar se duhet të mbahet një konferencë ndërkombëtare e paqes për t’i dhënë fund situatës së bllokuar në procesin politik me Izraelin.

Për t’i dhënë fund konflikteve izraelito-palestineze, Abbas ka kërkuar krijimin e mekanizmit ndërkombëtar dhe shprehet se çështja palestineze është një prej shkaqeve kryesore të konflikteve në rajon dhe në botë.

Ai ka shtuar se krijimi i një shteti palestinez me kryeqytet Jerusalemin brenda kufijve të vitit 1967 është shumë i rëndësishëm për paqen e rajonit dhe të botës.

Ndërsa ministrja indiane, Svara ka theksuar se vendi i saj në procesin e paqes në Lindjen e Mesme është në anën për zgjidhjen me dy shtete. Svara ndër të tjera ka pohuar se India do të vazhdojë mbështetjen ekonomike dhe politike kundrejt popullit të Palestinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button