Ja cili vend ka ndaluar tërësisht duhanin

Nëse raportet nga brenda kombit fort të kontrolluar nga shteti janë për t’u besuar, presidenti i Turkmenistanit ka ndaluar shitjen e të gjitha produkteve të duhanit.

Sipas një dekreti të ri thuhet se ndalohet shitja e të gjitha produkteve të duhanit, me dyqanet të cilat përballen me një gjobë prej 2,000 eurosh (ose 6,900 manata turkmene) nëse kapen duke shitur cigare, transmeton arbresh.info. Chrono-TM, një uebfaqe e pavarur raporton mbi çështjet turkmene nga jashtë kufijve të vendit represiv, raporton se një treg i zi ka lulëzuar në rrugët e kryeqytetit, Ashgabat.

Pakot kontrabandë të cigareve tashmë kushtojnë rreth 10 euro.

Media turkmene është tërësisht e kontrolluar nga qeveria.

Gazetarët pa Kufij e listojnë Turkmenistanin si vendin e tretë me lirinë me të keqe të medieve, Korea Veriore dhe Eritrea prijnë për keq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button