Fondacioni ‘Dauti’: Bursa për student të talentuar

Fondacioni Dauti ka shpallur konkurs për ndarje të bursave të studentëve të talentuar në drejtimet deficitare të universiteteve shtetërore të vendit, tha Sokol Zeqiri, drejtor financiar.

‘Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët që studijojnë në ndonjë prej fakulteteve: Universiteti Shtetëror i Tetovës;  Fakulteti Arkitekturës,  Fakulteti i Ndërtimtarisë,  Fakulteti Elektroteknikës,  Fakulteti Informatikës,  Fakulteti Farmaceutik. Për studentët nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodij;  Fakulteti Arkitektonik,  Fakulteti i Ndërtimtarisë,  Fakulteti Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike…  Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike,  Fakulteti Farmaceutik’ tha Zeqiri.

 Kandidatët potencial duhet të plotësojnë disa nga kriteret bazë.  Të jenë studentë të vitit të II, III, IV apo V, të jenë studentë të rregullt;  Të mos kenë përsëritur gjatë studimit; të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarje tjetër.

 Përparësi për fitimin e bursave do të kenë studentët që kanë notë mestare mbi 9.00, që kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore ose çmimin e I, të II ose të III në garat ndërkombëtare nga fusha e shkencës, kulturës, teknikës, përkatësisht në profesionin që mësojnë, që vijnë nga familjet me status të rënduar social; dhe ata që vijnë nga vendbanimet rurale.

 Vlera e bursës është 5.500 denarë.

Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 15 nëntor të këtij viti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button