Barroso: BE do t’i mbajë premtimet

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso deklaroi dje se zgjerimi i Bashkimit Evropian është njëri nga sukseset më të mëdha të Unionit dhe se Brukseli “edhe më tutje do t’i plotësojë premtimet që ua ka dhënë vendeve kandidate për anëtarësim”, raporton “Koha Ditore”. 

“Dyert e BE-së mbesin të hapura, por kjo nënkupton fuqishëm që edhe partnerët tanë të realizojnë një pjesë të rolit të tyre dhe ta marrin pjesën e përgjegjësisë së tyre”, -tha Barroso gjatë fjalimit të tij në një takim në Zürich të Zvicrës.

Më tej ai shtoi: “Është fakt se njëri nga sukseset më të mëdha të BE-së ishte pranimi gradual i anëtarëve të rinj, derisa BE-ja përpiqet të zgjerojë dhe përforcojë demokracinë, sigurinë dhe përparimin e përbashkët në gjithë kontinentin”./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button