Maqedonia kërkoi nga Serbia ekstradimin e Bozhinovskit

Ministria e Drejtësisë i ka nisur institucioneve Qeveritare në Serbi, kërkesën për ekstradimin e gazetarit të akuzuar për spiunazh, drejtuesin e portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski

Pas dorëzimit të kërkesës, Maqedonia ka kryer të gjitha obligimet për realizimin e procedurë së ekstradimit dhe se në radhë është të veprojë pala serbe. 

Bozhinovski kërkohet nga policia e vendit tonë me akuzën se ka marrë pjesë në organizime kriminale, spiunazh dhe shantazh.

Gazetari u arrestua nga policia serbe, me fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button