Sean Penn ‘ndjen keqardhje’ për intervisten me El Chapo, por jo për çfarë po mendoni

Sean Penn do t’i rrijë karshi takimit të tij me Joaquin Guzman, pa marrë parasysh kritikat me të cilat do përballet ai.

Autoritet meksikanë javën e kaluar kanë arritur të arrestojnë liderin e drogës, një ditë pasi revista ‘Rolling Stone’ kishte publikuar intervisten e aktorit me liderin e drogës, shkruan Eonline, transmeton Gazeta Blic.

Sean Penn ka theksuar se krenaria e qeverisë meksikane është lënduar, pasi ata kanë zbuluar shumë informacione mbi takimin e tij me El Chapon.

“Ja cilat janë gjërat që ne i dimë. Ne e dimë se qeveria meksikane në mënyrë të qartë është poshtëruar, sepse dikush tjetër e gjeti atë, para se ta gjenin ata,” tha Penn.
“Megjithatë, ne nuk jemi më të zgjuar se intelegjenca meksikane. Në kishim një kontakt mbi të cilën ishim në gjendje të lehtësojmë procedurën e takimit.”

Aktori i njohur e ka pranuar se nuk kishte frikë për jetën e tij, edhe pse ai e besonte se qeveria meksikane ka kërkuar të fajësojë atë për të metat e saj, transmeton Gazeta Blic.
Edhe pse ai ka marrë shumë kritika për vendimin e tij, Penn ka deklaruar se do të qëndrojë pas veprimit të tij.

“Unë ndjej keqardhje se i tërë qëllimi i intervistës ishte injoruar. Me fjalë të tjera Penn ka theksuar se ndjen keqardhje se artikulli mund të quhet i dështuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button