Turqia e para dërgon ndihma humanitare në Filipine

Turqia po përgatitet për të dërguar mbi 90 ton ndihma humanitare në Filipine, pasi vendi u godit nga tajfuni Haiyan.

Filipinet po luftojnë për të rimarrë situatën nën kontroll, ndërsa numri i të vdekurve vetëm sa po rritet.

Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave Turke njoftoi se Turqia fillimisht do të dërgojë tenda, batanije, mjete higjienike, dhe mjete ushqimore, transmeton mesazhi.

Ndërkohë , kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan i ka dërguar një telegram presidentit filipinas Benigno Aquino, ku i shpreh ngushëllime për viktimat dhe i ofron mbështetje dhe ndihmë për vendin e goditur nga fatkeqësia.

Turqia gjithashtu do të dërgojë ekipet e shpëtimit në zonat ku ekipet e emergjencës janë ende në kërkim për të mbijetuarit. Më shumë si 10.000 njerëz besohet të kenë vdekur vetëm në një qytet si pasojë e një prej stuhive më të këqija të regjistruara ndonjëherë.

Zyrtarët parashikojnë se numri i të vdekurve do të rritet edhe më tej, përderisa ekipet e urgjencës ende nuk kanë arritur të gjitha zonat që u prekën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës.

Lajme të ngjashme

Back to top button