Miley Cyrus shokon Amsterdamin (Foto -Video)

Është shndërruar në ikonën e “showbiz”-it dhe Miley Cyrus nuk kishte si të zhgënjente në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të MTV Europe për vitin 2013, të dielën në mbrëmje.

Këngëtarja 20-vjeçare përforcoi edhe më tej reputacionin e saj si “vajza e keqe” e muzikës pop duke u shfaqur shumë pak e veshur dhe duke tymosur një cigare të dyshimtë në skenë. Duke marrë parasysh se mbrëmja u zhvillua në Amsterdam, mund ta marrim me mend se për çfarë bëhej fjalë.

Në këtë event muzikor ishin të pranishëm edhe Katy Perry, Ellie Goulding, Iggy Azalea, Rita Ora etj.

Ja çmimet e MTV Europe për vitin 2013:

Look-u më i mirë – Harry Styles
Video më e mirë – Miley Cyrus – Wrecking Ball
Fansat më të shumtë – Tokio Hotel
Kënga më e mirë – Bruno Mars – Locked Out Of Heaven
Best Hip Hop – Eminem
Best Electronic – Avicii
Best Rock – Green Day
Best Pop – One Direction
Best Alternative – 30 Seconds To Mars
Artistja femër më e mirë – Katy Perry
Artisti mashkull më i mirë – Justin Bieber
Ikona globale – Eminem

Lajme të ngjashme

Back to top button