OSBE-ODIHR, gjatë ditëve në vazhdim priten vendime të vështira

Sekretari gjeneral i OSBE-së Lamberto Zanier dhe drejtori i ODIHR Majk Georg Link kanë bërë thirje tek partitë politike në Maqedoni që të veprojnë në interes të qytetarëve dhe të marin të gjitha masat që duhen që të realizohet marveshja e Përzhinos dhe obligimet që dalin nga kjo marveshje në kohë të duhur përfshirë edhe afatin për formimin e qeverisë teknike.

‘’Ditët në vazhdim do të sjellin disa vendime shumë të rëndësishme port ë vështira. E ardhmja e vendit është në pyetje dhe besimi i qytetarëve nuk duhet që të keqpërdoret. Për këtë është e nevojshme që me sukses të kryhen të gjitha obligimet e procesit politik’’, ka thënë sekretari gjeneral Zanier.

Drejtori i ODIHR Link ka thënë se kjo organizatë ka filluar pregaditjet për shpërndarjen e montoruesve që do të mbikqyrin procesin zgjedhor në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button