Një princ i Britanisë viziton Kosovën në mars të këtij viti

Princi Charles do të vizitojë për herë të parë Republikën e Kosovës. Ai bashkë me dukeshën Cornwall, do të zhvillojnë një vizitë zyrtare edhe në Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi në mars të këtij viti, shkruajnë mediat kosovare.

Ky është njoftimi që vjen nga Ambasada e Britanisë në Kosovë, ku pos tjerash thuhet se princi i Wales e ka vizituar tetë herë Ballkanin Perëndimor, ndërsa për dukeshën e Cornwall kjo është vizita e parë zyrtare në Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.

Vizitat e mëhershme të Princit të Wales-it dhe Dukeshës së Cornwall-it ishin:

1. Në tetor 1978 Princi i Wales e vizitoi Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

2. Në mars 1993 Princi i Wales e vizitoi Bosnjën dhe Herzegovinën dhe Kroacinë.

3. Në shkurt 1996 Princi i Wales e vizitoi Bosnjën dhe Herzegovi nën dhe Kroacinë.

4. Në gusht 1996 Princi i Wales e vizitoi Kroacinë.

5. Në nëntor 1998 Princi i Wales e vizitoi Maqedoninë.

6. Në shtator 1999 Princi i Wales e vizitoi Kosovën.

7. Në korrik 2004 Princi i Wales e vizitoi Bosnjën dhe Herzegovinën

8. Në mars 2007 Princi i Wales dhe Dukesha e Cornwall e vizituan Bosnjën dhe Hercegovinën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button