Besimi-Plomp: BE prioritet i Maqedonisë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Fatmir Besimi, sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, V. Vuter Plomp

Gjatë diskutimit veçmas u theksuan prioritetet urgjente në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian, të përcaktuara edhe me Dialogun e Aderimit në Nivel të Lartë si që janë: liria e të shprehurit dhe mediat, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, marrëdhëniet ndëretnike, reformat në administratën publike, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, bashkëpunimi rajonal si dhe zhvillimi ekonomik dhe punësimi.

Zëvendëskryeministri Besimi potencoi edhe rolin e Maqedonisë në rrugën nga e cila lëvizin migrantët dhe angazhimin e vendit për bashkëpunim me BE-në për menaxhimin me krizën e migrantëve. Pikërisht kriza e migrantëve dhe refugjatëve tregon sa domethënëse është që vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejtë të jenë të integruar në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button