Imami i xhamisë Al Aksa: Izraeli synon të pushtojë tempullin e shenjtë musliman

Ish-myftiu i Jerusalemit, ndërsa sot imam i xhamisë Al Aksa për Anadolu Agency deklaroi se forcat izraelite të sigurisë me rritjen e masave me vetëdije pamundësojnë muslimanët në kryerjen e lutjeve në këtë objekt fetar, i cili është i shenjtë për mbarë botën islame.

Imami Sabri ka udhëtuar në qytetin irakian Suleymaniayah për të marrë pjesë të premten në garën e lexuesve të Kuranit, ndërsa me këtë rast në bisedën me gazetarin e AA-së theksoi se ushtarët izraelitë të cilët zbatojnë masat e sigurisë rreth Mesxhidi Aksa në fakt janë pushtues.

“Nën arsyetimin e masave të sigurisë gjatë kohëve të fundit tentojnë me vetëdije të parandalojnë që muslimanët të kryejnë lutjet në Al Aksa. Qëllimi i Izraelit është pushtimi i Al Aksës dhe shndërrimi i saj në tempull hebrenj”, tha Sabri.

Duke theksuar se muslimanët e Jerusalemit gjithmonë do t’u rezistojnë planeve të Izraelit, Sabri tha se tentimet për dëbimin e muslimanëve do të dështojnë. “U bëj thirrje të gjithë muslimanëve të botës që të ngrenë zërin kundër sulmit të Mesxhidul Aksës. Të gjithë muslimanët janë përgjegjës për mbrojtjen e Al Aksës e cila është cak i sulmeve të vazhdueshme të hebrenjëve radikalë”, porositi Sabri.

Duke përmendur faktin se pjesa më e madhe e botës arabe dhe islame merret me problemet e tyre të brendshme, ndërsa autoriteti palestinez nuk ka kapacietete që vet të mbrojë Jerusalemin, Sabri tha se Izraeli po përdorë këto rrethana që me të gjitha mjetet të realizojë qëllimet e tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button