Ranieri: Ajo që po bëjmë është jonormale

Claudio Ranieri ka thënë se paraqitjet e shkëlqyeshme të Leicester City nuk janë normale, por ndjen se rivalët nuk besojnë në aftësinë e skuadrës që drejton për të fituar titullin këtë sezon.

Leicesteri ka ecur përpra kundër të gjitha gjasave duke u renditur si skuadra e dytë në këto xhiro të luajtura të Premierligës.

Por Ranieri mendon që skuadrat e mëdha nuk e shohin Leicesterin si kandidat të denjë për Premierligë.

“Kur unë drejtoja skuadra të mëdha dhe shihja të tjera si Leicester edhe unë thoja: “Mund të luftojnë për titull””.

“Por është tjetër gjë të thuhet dhe krejt tjetër të bëhet”.

“Të gjithë mendojnë: “Herët apo vonë do t’u ikën fati””.

“Ndoshta kjo do të ndodhë, por është fantastike dhe jonormale ajo që kemi bërë der tani”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button