Komuna e Gostivarit zgjodhi për komandant të Stacionit Policor të kompetencës së përgjithshme, Gazi Abduraimin

Në seancën e 28-të me radhë Këshilli i Komunës së Gostivarit me shumicë votash zgjodhi komandantin e Stacionit Policor të kompetencës së përgjithshme në Gostivar.

Nga lista e dërguar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme u propozuan tre emra, edhe atë: Gazi Abudraimi, Naim Aliu dhe Branisllav Petreski. Nga gjithsej 22 këshilltarë të pranishëm në mbledhje, për kandidatin Gazi Abudraimi votuan 19 këshilltarë, kurse kandidati Branisllav Petreski mori 3 vota.

Këshilltarët nga partia politike, Rilindja Demokratike Kombëtare braktisën punimet për zgjedhjen e komandantit të Policisë së Gostivarit, me arsyetimin e tyre se kandidatët e propozuar nuk ishin të pranishëm në sallë.

Ky vendim do të dorëzohet në Ministrinë për Punë të Brendshme të Republikës së Maqedonisë për veprim të mëtutjeshëm, ndërsa hyn në fuqi me ditën e sjelljes dhe do të shpallet në “Buletinin zyrtar të komunës së Gostivarit”.

Këshilltarët aprovuan edhe Propozim – Vërtetimin për Vendimin nr. 08-2238/1 nga 30.09.2015 për huamarrje afatgjate të brendshme Komunës së Gostivarit në kuadër të përkrahjes nga Fondi për zhvillim infrastrukturorë të komunave (MIDF), si dhe propozim – vendimin për vërtetimin e kriteriumeve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsimin fillor për vitin 2016.

U aprovua edhe propozim – vendimi për vërtetimin e kriteriumeve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsimin e mesëm për vitin 2016, si dhe propozim – vendimi për dhënien e lejes për përdorimin e emrit “Gostivar”.

Propozim – Konkluzioni për dhënie pëlqim Vendimit të K.D të NPESS ,,Rinia,, për aprovimin e Programit Vjetor të NPESS ”Rinia” – Gostivar për periudhën prej 01.01.2016 deri 31.12.2016, si dhe propozim programa vjetore për përpunimin, ndryshim dhe plotësim si dhe sjelljen e planeve urbanistike të Komunës së Gostivarit për vitin 2016, po ashtu u aprovuan me shumicë votash nga ana e këshilltarëve.

Edhe proрozim – programi për ndryshim dhe plotësim të PROGRAMËS рër rregullimin e tokës ndërtimore, ndërtimin, rrikonstruimin dhe mirmbajtjen e rrugëve lokale në territorin e Komunës së Gostivarit për vitin 2016, u aprovua me shumicë votash.

Këshilltarët aprovuan edhe propozim – vendimin për lirim nga pagesa e kompensimit për përcaktimin e statusit juridik të objektit të paligjshëm të Shkollës Fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button