Me spastrimin e aktorëve të “bombave”, LSDM e përgatit terrenin për zgjedhje!

Nëpërmjet aktivitetit të ministrave të saj në resurset dhe institucionet më të rëndësishme të pushtetit, gjithnjë e më shumë shihet se LSDM po e përgatit terrenin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për të cilat kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në çdo rast thotë që duhet patjetër të jetë të jenë kristal të pastra, njofton Portalb.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në dhjetor i shkarkoi kryeshefat e Sektorëve të Punëve të Brendshme të Shkupit, Manastirit, Kumanovës, Ohrit dhe Velesit dhe në vend të tyre emëroi kryeshefa të rinj, njëkohësisht e filloi hetimin për letërnjoftimet e rrejshme të banorëve të Pustecit, në kohën e ish minishtreshës së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Të hënën e kësaj jave, edhe kolegia e tij e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski, shkarkoi 15 drejtorë të qendrave për punë sociale, mes tyre edhe drejtoreshën e Shtëpisë për fëmijët pa prindër në Manastir.

Remenskit iu parashtrua një pyetje në lidhje me shkarkimin e drejtorëve, duke i thënë që a nënkupton kjo si njëfarë lloj pastrimi i Ministrisë për përgatitjen e terrenit për zgjedhje. Ajo është përgjigjur se nuk do që të përzihet në përkatësinë partiake të qytetarëve dhe të drejtorëve të shkarkuar, por sipas saj, ekziston dyshim se e gjithë ajo është koordinuar nëpërmjet partisë, transmeton Portalb.

Përveç Shkupit, hetim për dhënien e letërnjoftimeve në mënyrë joligjore, janë duke u bërë edhe në sektorët e MPB-së në Manastir, Veles, Ohër dhe Kumanovë, të cilët kanë të emëruar kryeshefa të rinj, pasi që ato të mëparshmit janë ndërruar nga fundi i dhjetorit të vitit 2015 nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Sipas burimeve të “Meta”-s, një ndër arsyet e ndërrimit të kryeshefave të SPB-ve, është se ato kanë qenë kuadër i VMRO-DPMNE-së, të cilët e kanë përgatitur terrenin për dhënien e letërnjoftimeve gjatë kohës së zgjedhjeve në vitin 2013-2014.

Spasovski as nuk i konfirmon as nuk i demanton këto arsye.

“Në lidhje me këto, tanimë e kam informuar publik në konferencë për shtyp. Kur të ketë diçka të re do të njoftoheni”, tha Spasovski.

Jozyrtarisht, hetimi për dhënien e letërnjoftimeve në mënyrë joligjore në SPB Manastir dhe në shërbimet për dhënien e dokumenteve personale në qytet është duke u zhvilluar, ndërkaq një pjesë e të punësuarve tanimë kanë dhënë deklarata të shkruara në të cilat kanë shkruar për atë se kush i ka urdhëruar të japin letërnjoftime. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button