Shpërthim në Turqi, 6 të vdekur dhe 39 të plagosur

Shpërthimi i një makine-bombë në juglindje të Turqisë ka shkaktuar 6 të vdekur dhe 39 të plagosur. Sipas zyrtarëve në mesin e viktimave është edhe një foshnje me të ëmën. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në vendin e ngjarjes, në krahinën e Dijarbakir.

Në lidhje me këtë ngjarje autoritetet fajësojnë militantët e Partisë së Punëtorëve Kurdë, të cilët janë shumë aktivë në këtë zonë. Sipas autoriteteve, bomba u aktivizua në hyrje të kompleksit të policisë në Cinar, ku sulmuesit kanë gjuajtur edhe me armë e raketa në drejtim të stacionit.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dhe mjaft dëme materiale, ku ndërtesa të shumta dhe godina banimi janë rrënuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button