Edhe një shqiptar te Maribori, është Valon Ahmeti

Valon Ahmedi u prezantua zyrtarisht me skuadrën e tij të re Mariborin dhe zhvilloi gjithashtu dhe seancën e parë stërvitore nën urdhërat e trajnerit Krunoslav Jurçiq.

Futbollisti i Shpresave të Shqipërisë u shfaq mjaft i lumtur në momentin e prezantimit për këtë lëvizje të rëndësishme në karrierën e tij Zlatko Zahoviq, futbollisti më i njohur slloven i të gjitha kohërave ishte ai që këmbnguli për transfermin e Ahmedit te Maribori duke e cilësuar këtë të fundit si një lojtar me një të ardhme të madhe.

Ndërkohë vetë Ahmedi në intervistën e tij të parë si lojtar i Mariborit u shpreh mjaft i lumtur për këtë transferim të tijin.

“Gjithcka ndodhi mjaft shpejt dhe jam i kënaqur që mu krijua kjo mundësi për të luajtur me klubin më të mirë të Sllovenisë, Mariborin. Për një vit e gjysmë kam luajtur me Celjen dhe dua t’i falenderoj të gjitha ata që më krijuan mundësinë e këtij transferimi. Tani fillon një aventurë e re për mua dhe dua të jap maksimumin për t’i shpërblyer besimin të gjithë atyre njerëzve që këmbngulën që unë të isha pjesë e këtij klubi”.

Valon Ahmedi në slloveni përvec cilësive të tij si futbollist është i njohur dhe si poliglot, teksa flet gjuhën gjermane, atë italiane, angleze, kroate dhe maqedonase dhe sigurisht shqipen. Valon Ahmeti në skuadër do të gjejë dhe futbollistin më të mirë, Agim Ibraimin i cili është edhe futbollisti më i mirë dhe më i shtrenjtë i Mariborit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button