Barça fiton edhe pa Messin

Barcelona i jep drejtim takimit shpejt e shpejt në Benito Villamarin, ku fitoi me goleadë 4-1 ndaj Real Betis, falë dy golave të realizuar brenda 2 minutash nga Neymar dhe Pedro në pjesën e parë. 

Të dy golat u shënuan kur Leo Messi nuk ishte në fushë dhe ky është lajmi që del si kryetitull mbi këtë triumf të blaugranave. Argjentinasi kërkoi të zëvendësohej për shkak të një tërheqje muskulare dhe u detyrua të dalë në minutën e 21-të, zëvendësimi më i shpejtë ky për Messin që prej Nëntorit 2006, në atë kohë dalja e tij ndodhi në minutën e 24-të kur katalanasit luanin me Zaragozan.

Në pjesën e dytë të dy golat e tjerë mbajnë firmën e Cesc Fabregas, ndërsa në kohën shtesë Jorge Molina realizoi golin e nderit për skuadrën vendase nga një 11-metërsh i shkaktuar nga Dani Alves. 

Barcelona ruan kështu avantazhin prej 6 pikësh me Realin e Madridit dhe 3 pikë është diferenca tani me Atleticon e vendit të dytë, pas barazimit të ekipit të Simeones me Villarrealin.

Lajme të ngjashme

Back to top button