Sulm vdekjeprurës në Diarbakir të Turqisë

Një makinë bombë ka goditur një shtab të policisë në juglindje të Turqisë, duke vrarë pesë persona dhe plagosur së paku 39, njofton REL.

Një grua dhe një foshnje janë në mesin e të vrarëve.

Sulmi ka ndodhur në qarkun Çinar të provincës Diarbakir. Zyrtarët kanë fajësuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit për sulmin.

Në provincën Diarbakir kanë ndodhur përleshje të dhunshme midis separatistëve kurdë dhe ushtrisë turke në muajt e kaluar.

Sulmi i fundit vjen pak ditë pas një shpërthimi vetëvrasës në qendër të Stambollit, i cili ka lënë të vrarë 10 persona.

Për këtë sulm, autoritetet kanë fajësuar militantët e Shtetit Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button