Vazhdon seanca e 85­-të e Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 85­të. Në rend të ditës janë shumë ligje.

Deputetët duhet të diskutojnë për Propozimin e ligjit për detyrime të Republikës së Maqedonisë me pjesë të dytë të huasë te Banka investuese evropiane sipas marrëveshjes financiare për Projektin për ndërtim të autostradës Korridori 10 në aksin rrugor Demir Kapi ­-Smokvicë, sipas procedurës së shkurtuar, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për subvencionim të kredisë banesore, të Ligjit për Bankën popullore të Republikës së Maqedonisë, të Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste në Republikën e Maqedonisë, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar. Gjithashtu në rend të ditës janë ndryshimet e Ligjit për sport, të Ligjit për shërbim gjyqësor, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për nëpunës administrativ, të Ligjit për punë të brendshme, të Ligjit për mbrojtje, të Ligjit për energjetikë, të gjtiha sipas procedurës së shkurtuar.

Deputetët do të diskutojnë për propozim ligjin për vërtetim të çmimeve të shërbimeve të ujit, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për toka bujqësore, ndryshimet e Ligjit për pyje, të Ligjit për ilaçe dhe mjete mjekësore, të gjtiha sipas procedurës së shkurtuar dhe të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button