Marina izraelite plagos tre peshkatarë palestinezë

Anijet luftarake izraelite kanë hapur zjarr ndaj peshkatarëve palestinezë në Rripin e Gazës, duke lënë të plagosur tre peshkatarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kudra për AA tha se tre peshkatarët e plagosur palestinezë janë sjellë për trajtim mjekësor në spitalin në Gazë.

Kryetari i Sindikatës së Peshkatarëve në Gazë, Nizar Ayyash deklaroi se marina izraelite hapi zjarr ndaj varkës palestineze të peshkimit e cila tejkaloi kufirin prej 6 milje përtej të cilit ndalohet peshkimi i palestinezëve.

Pala palestineze konsideron se ndalimi i peshkimit të palestinezëve është shkelje e marrëveshjes së arritur paraprake.

Pas sulmeve të fundit të ashpra në Gazë në korrik të vitit 2014, autoritetet izraelite kanë rritur kufirin nga tre në gjashtë milje në të cilat peshkatarëve palestinezë u lejohet peshkimi.

Megjithatë, Izraeli jo rrallë herë kthehet në kufirin prej miljeve. Pala palestineze pohon se peshkatarët janë cak i përditshëm i sulmeve të flotës izraelite, të cilën e konsiderojnë shkelje të armëpushimit.

Marrëveshja e Oslos, të cilën Palestina dhe Izraeli e kanë nënshkruar në vitin 1993, parashikon që palestinezëve t’u lejohet peshkimi deri në kufirin prej 20 miljeve nga brigjet e Detit Mesdhe.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button