Avionët rusë bombarduan një shkollë fillore në Halep, vriten tre fëmijë

Të paktën tre fëmijë u vranë dhe 25 persona të tjerë u plagosën në sulmin e sotëm të forcave ajrore ruse në shkollën fillore në vendbanimin Zibdiyye të qytetit Halep që kontrollohet nga opozita e moderuar siriane, raporton Anadolu Agency (AA).

Një burim i paemëruar nga Mbrojtja Civile në Halep për AA tha se avionët rusë kanë goditur shkollën, duke shkatërruar tërësisht objektin ku në momentin e sulmit ndodheshin një numër i madh i fëmijëve. I njëjti burim njofton se të plagosurit me ndihmën e Mbrojtjes Civile dhe prindërve janë transportuar në një spital aty pranë dhe se në mesin e tyre disa e kanë jetën në rrezik.

“Forcat ajrore ruse gjatë ditëve të fundit nuk bombardojnë vetëm vendbanimet civile por edhe shkollat në Halep. Para dy ditësh u bombardua shkolla në Anjar, dje është goditur xhamia në qendër të Halepit, ndërsa sot edhe kjo shkollë. Rusët po tentojnë të hakmerren për humbjet në front duke vrarë civilë dhe fëmijë”, deklaroi aktivisti lokal nga Halepi, Ahmed Ebu Ammar.

Duke vënë në dukje se sulmet e ashpra ajrore ruse nuk kanë ndihmuar forcat besnike të regjimit të presidentit Bashar al-Asad që të bëjë progres në Halep, Ammar tha se ky informacion veçanërisht zemëron rusët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button