Rita Ora, këngëtarja e vitit në Britani të Madhe (Foto)

Kur mendojmë famën e saj, sidomos në Britani, nuk do të mendonim se do t’i shkonte dikujt tjetër ky çmim.

Shqiptarja Rita Ora është shpallur gjatë mbrëmjes së titulluar “Gruaja e vitit”, mbajtur në Londër, si këngëtarja më e mirë e vitit në Britani të Madhe.

Në këtë gala manifestim, në të cilin nderohen emrat më të njohur gjatë një viti të femrave britanike, të pranishme kanë qenë edhe Victoria Bechkam, Cate Blanchet, Jourdan Dunn, JK Rowling e shumë personazhe të tjera.

Këngëtarja shqiptare në këtë mbrëmje është shoqëruar nga nëna e saj. 

Lajme të ngjashme

Back to top button