UT: Institucionit shtetëror i është rikthyer emërtimi i themelimit të tij në vitin 1994

“Universiteti ynë, si institucion i vetëm i arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë, ndër vite është kujdesur që ta ruaj dhe kultivojë veprimtarinë e mirëfilltë arsimore dhe shkencore, por mbi të gjitha ta ruaj historikun e lavdishëm të tij, si vlerë e çmuar që përfaqëson përpjekjet dhe sakrificat e kombit tonë, për këtë vatër të dritës dhe diturisë”, shkruhet në kumtesën e Universitetit të Tetovës.

Nga atje njoftojmë mbarë opinionin publik, se këtij institucioni shtetëror i është rikthyer emërtimi i themelimit të tij në vitin 1994, dhe tashmë e tutje do të quhet Universiteti i Tetovës.

“Strategjinë, planifikimin dhe politikat arsimore në vend, për hapjen e universiteteve, fakulteteve apo programeve të reja studimore, e realizon Qeveria e RM-së, përkatësisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Po ashtu, i njoftojmë studentët, profesorët, qytetarët dhe mbarë opinionin se studentët aktual në të gjitha programet studimore, studimet e tyre do t’i kryejnë në Universitetin e Tetovës”, shtojnë nga Universiteti i Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button